Palestina ka mirëpritur sot rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që afirmon sovranitetin palestinez mbi burimet e saj natyrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, tha se: “Votimi në favor të rezolutës konfirmon të drejtën dhe sovranitetin e popullit palestinez mbi burimet e tij natyrore, duke përfshirë tokat, ujin dhe burimet energjetike”.
Al-Maliki i kërkoi Izraelit “të ndalojë shfrytëzimin e burimeve natyrore në territorin e pushtuar palestinez”, duke shtuar se “nuk ka sovranitet për pushtimin (izraelit) në tokën e shtetit të Palestinës apo në ndonjë nga qytetet e tij”.
Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të punojë për të detyruar okupatorin (izraelit) të zbatojë rezolutat ndërkombëtare dhe të sigurojë lirinë e popullit palestinez për të përfituar nga burimet e tyre natyrore”.
Të enjten, Komiteti Ekonomik dhe Financiar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (Komiteti i Dytë) miratoi një rezolutë, duke afirmuar sovranitetin e përhershëm të popullit palestinez mbi burimet e tij natyrore.
Rezoluta u miratua nga 157 vende, ndërsa shtatë vende, përfshirë SHBA-në, Kanadanë dhe Izraelin, votuan kundër rezolutës.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...