Google ADS

Palestina ndalon divorcet gjatë muajit të Ramazanit

02:16 | 29 Maj 2017
Trina Galanxhi

Kreu i Gjykatës Islamike palestineze u ka dhënë ‘urdhër’ gjyqtarëve që të mos japin divorce gjatë muajit të Ramazanit, duke pasur frikë se agjërimi i njëmujor mund të shkaktojë thënien e  fjalëve të nxituara për të cilat do  të pendoheshin më vonë.

Gjyqtari Mahmud Habash tha se ai e bazoi vendimin e tij mbi “përvojën e viteve të mëparshme”, kur gjeti që agjerimi dhe ndalimi i cigares, dërgojnë në ngatërresa dhe gjuhë të mprehta, transmeton portali arbresh.info

“Disa për shkak të agjerimit dhe për shkak të mos pirjes së duhanit, krijojnë probleme”, tha ai, duke shtuar se ata mund të marrin vendime të shpejta dhe të këqija.

Sipas autoriteteve palestineve gjatë vitit 2015 janë mbajtur rreth 50 mijë dasma në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, por më shumë se 8 mijë dicorve janë regjistruar për një periudhë të shkurtër më pas.

Ata shtojnë se papunësia dhe varfëria ekonomike është një ndër faktorët kryesorë që dërgon në divorc.

Në territoret palestineze nuk ka martesa civile apo divorc civil, procedurat kryhen nga gjykata fetare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme