Google ADS

Palestina konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi

20:29 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Palestina konfirmoi vdekjen e parë nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Një paciente 60-vjeçare me probleme të rënda shëndetësore vdiq në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha zëdhënësi i qeverisë palestineze Ibrahim Milhem para gazetarëve në Ramallah.

Milhem tha se 64 raste janë konfirmuar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe 17 pacientë janë shëruar deri më tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme