Google ADS

Pako me eksploziv për ministrin gjerman

19:37 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Një pako me eksploziv është gjetur sot në Ministrinë e Financave të Gjermanisë, e cila ishte dërguar për ministrinë Financave, Volfgang Shojble.

”Pakoja u zbulua në kutinë postare të kësaj ministrie”, njoftoi policia gjermane.

”Në brendësi të pakos kishte një përzierje fishekzjarrësh, që mund të shkaktonte plagosje të rëndë nëse hapej”, theksoi ajo.

Pakoja kishte arritur rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe është gjetur gjatë skenimit rutinor.

Pas gjetjes së eksplozivit, i gjithë objekti është evakuuar për shkaqe sigurie./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme