Stacioni i autobusit në Londër “Victoria Coach Station” është evakuuar pasi stafi është parajamëruar se është gjetur një pako e dyshimtë, ka konfirmuar Policia londineze.
Oficerët e policisë thuhet se janë duke u marrë me rastin dhe se po e hetojnë pakon, transmeton arbresh.info.
Edhe rruga “Pallati Buckingham” është mbyllur deri në përfundimin e hetimeve.
Lajmi për pakon e dyshimtë sot në Londër vjen vetëm pak orë pasi mbrëmë në Manchester Arena ka ndodhur një sulm që la të vdekur 22 persona e 59 të lënduar, në mesin e tyre edhe fëmijë.
Sulmi kishte ndodhur në koncertin e këngëtares amerikane, Ariana Grande, në Manchester Arena.
Policia ka konfirmuar se terroristi që ka shkaktuar shpërthimin ka vdekur në vend./Arbresh.info.
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...