Google ADS

Pako e dyshimtë në Londër, pak pas sulmit që la të vdekur 22 persona

09:27 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Stacioni i autobusit në Londër “Victoria Coach Station” është evakuuar pasi stafi është parajamëruar se është gjetur një pako e dyshimtë, ka konfirmuar Policia londineze.

Oficerët e policisë thuhet se janë duke u marrë me rastin dhe se po e hetojnë pakon, transmeton arbresh.info.

Edhe rruga “Pallati Buckingham” është mbyllur deri në përfundimin e hetimeve.

Lajmi për pakon e dyshimtë sot në Londër vjen vetëm pak orë pasi mbrëmë në Manchester Arena ka ndodhur një sulm që la të vdekur 22 persona e 59 të lënduar, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Sulmi kishte ndodhur  në koncertin e këngëtares amerikane, Ariana Grande, në Manchester Arena.

Policia ka konfirmuar se terroristi që ka shkaktuar shpërthimin ka vdekur në vend./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme