Pakistani zotohet t’i kundërpërgjigjet bombardimeve të Indisë

19:31 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Pakistani thotë se ka të drejtë t’i përgjigjet sulmeve ajrore të Indisë në territorin e saj dhe ka bërë thirrje për një takim të autoritetit të lartë bërthamor, në kohën kur tensionet kanë arritur kulmin mes fqinjëve jug-aziatik.

Sulmet ajrore indiane goditën afër fshatit verior pakistanez të Jabës, thanë dëshmitarë dhe ushtria pakistaneze, transmeton portali arbresh.info.

Ky fshat ndodhet rreth 10 km në perëndim të kufirit me Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe 60 km nga Linja e Kontrollit që ndan Kashmirin e administruar nga India dhe Pakistani.

Sekretari i jashtëm i Indisë tha se “aksionet parandaluese jo ushtarake” synonin një kamp trajnimi për grupin e armatosur Jaish-e-Mohammed (JeM), i cili pretendoi një sulm vetëvrasës më parë këtë muaj që vrau 42 persona të forcave të sigurimit indian dhe solli tension midis fqinjëve të armatosur bërthamore në një vlim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme