Pakistani teston raketa balistike në mes të tensioneve

11:07 | 23 Janar 2020
Arbresh Info

E emërtuar sipas mbretit afgan të shekullit të 11-të, Ghaznavi, raketa është e aftë të dërgojë lloje të shumta të kokave bërthamore deri në një interval prej 290 kilometrash

Ushtria e Pakistanit sot bëri të ditur se me sukses ka testuar raketën balistike Ghaznavi në mesin tensioneve të ngritura me Indinë.

E emërtuar sipas mbretit afgan të shekullit të 11-të, raketa është e aftë të dërgojë lloje të shumta të kokave bërthamore deri në një interval prej 290 kilometrash, bëri të ditur në një deklaratë krahu medial ushtarak, Marrëdhëniet ndër-shërbime me publikun (ISPR).

Kjo është pjesë e një stërvitjeje ushtarake që synon trainimin e trupave për luftime, thuhet më tej.

Presidenti pakistanez Arif Alvi, kryeministri Imran Khan dhe tre shefat e shërbimeve “uruan kombin për këtë arritje historike”, përfundoi deklarata.

Përhapja e tensioneve tashmë të ngritura midis dy rivalëve të armatosur bërthamorë u nxit nga heqja e të drejtave të posaçme speciale të Xhamu Kashmirit të administruar nga India në gusht të vitit të kaluar.

India dhe Pakistani e mbajnë Kashmirin në disa pjesë dhe e pretendojnë atë plotësisht. Kina kontrollon gjithashtu një pjesë të rajonit të kontestuar, por janë India dhe Pakistani ata që kanë nxitur tre luftëra për Kashmirin./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme