Pakistani tërhoqi ambasadorin nga Irani fqinj të mërkurën në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti “shkelje të hapur” të sovranitetit, pasi Teherani tha se kishte ndërmarrë sulme me raketa ndaj bazave të militantëve në Pakistanin jugperëndimor. Ministri i Jashtëm i Iranit tha se goditi militantët në sulme me “raketa dhe dronë”.
Media shtetërore tha se raketat iraniane goditën dy baza të grupit mysliman sunit Jaish al-Adl, të cilësuar si një “organizatë e huaj terroriste” nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Pakistani tha se shkelja e hapësirës së tij ajrore rezultoi në vdekjen e dy fëmijëve, por nuk e ka konfirmuar natyrën e shkeljes, apo vendndodhjen e sulmeve.
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian tha në Davos të Zvicrës, ku po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, tha se ishin goditur vetëm militantë, duke pretenduar se ata ishin të lidhur me Izraelin.
Pakistani dhe Irani kanë pasur në të kaluarën marrëdhënie të vështira, por sulmet e fundit janë ndërhyrja ndërkufitare më e rëndë në vitet e fundit. Ato pasojnë sulme të ngjashme të kryera nga Teherani ndaj fqinjëve të tjerë, Irakut dhe Sirisë.
Bagdadi tërhoqi ambasadorin e tij nga Teherani pasi media shtetërore iraniane tha se Irani kishte goditur një qendër spiunazhi izraelit.
Zyrtarët lokalë në Pakistan thanë se dy fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet pranë kufirit me Iranin.
Shkelja ishte e paprovokuar dhe e papranueshme, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme pakistaneze, Mumtaz Zahra Baloch. Ajo shtoi se Pakistani rezervon “të drejtën për t’i përgjigjet këtij akti të paligjshëm”, një mesazh që ia kishte përcjellë edhe qeverisë iraniane./voa
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale