Pakistani sot ka rihapur plotësisht hapësirën ajrore për fluturimet komerciale pas mbylljes shtatë ditore, njoftuan autoritetet ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hapësira ajrore ishte plotësisht e mbyllur për fluturimet lokale dhe ndërkombëtare pas përleshjes së javës së kaluar mes aviacionit pakistanez dhe indian në të cilën të dyja palët pohuan se kanë rrëzuar avionë.
Hapësira ajrore sërish pjesërisht u hap, ndërsa puna e shumë aeroporteve rifilloi pas disa ditëve. Por deri në njoftimin e sotëm, hapësira ajrore në veri të Pakistanit ishte e mbyllur.
Sipas Drejtorisë për aviacion civil (CAA) hapësira ajrore e Pakistanit plotësisht është hapur dhe operacionet në të gjitha aeroportet janë rimëkëmbur.
Mbyllja e hapësirës ajrore solli deri te anulimi i fluturimeve për shkak të cilës mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar në aeroportet e mbarë botës.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person