Autoritetet shëndetësore në Pakistan konfirmuan praninë e variantit të ri të koronavirusit që shkakton sëmundjen COVID-19, që besohet të jetë shkaktari i rritjes së rasteve në Kinë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) konfirmoi zbulimin e nënvariantit Omicron XBB në Pakistan.
Kryeministri Shehbaz Sharif shqyrtoi situatën e COVID-19 dhe gatishmërinë e autoriteteve për t’u marrë me një rritje të mundshme të rasteve të reja pas zbulimit të variantit të ri.
Ai u kërkoi autoriteteve të rrisin kontrollin e pasagjerëve në aeroporte, në vendkalimet kufitare dhe të vaksinojnë fëmijët e moshës nga 5 deri në 12 vjeç në mënyrë urgjente.
“Ne mund të merremi me variantin e ri sepse niveli i imunitetit të qytetarëve është më i mirë për shkak të vaksinimit “, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.
Rreth 90 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa autoritetet në Punjab, provinca më e populluar e vendit, kanë rekomanduar një dozë përforcuese për mbrojtjen kundër virusit.
Jeta është kthyer në normalitet që nga shpërthimi i pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe Pakistani nuk ka më asnjë kufizim në fuqi.
Asnjë vdekje në lidhje me COVID-19 nuk është raportuar gjatë 25 ditëve të fundit, sipas ministrisë.
Pakistani ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste dhe mbi 30,000 vdekje të lidhura me COVID-19 në total./rel/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...