Autoritetet pakistaneze janë duke shqyrtuar mundësinë e bllokimit të lejimit të furnizimit të trupave amerikane të vendosura në Afganistan, të cilat deri me tani janë kryer përmes territorit të saj.
Vendimi mund të vie si pasojë e tensioneve diplomatike mes Islamabadit dhe Uashingtonit, transmeton portali arbresh.info
Me 1 janar, Presidenti amerikan Donald Trump, e ka akuzuar Islamabadin për ofrimin e “strehës së siguritë për terroristët”, pavarësisht ndihmës amerikane.
SHBA-të kanë ndërprerë ndihmat për Pakistanin, si masë ndaj masave të pamjaftueshmë të autoriteteve lokale në luftën kundër grupeve terroriste.
Sipas mediave pakistaneze, masa mund të përdoret si shenjë “hakmarrje” ndaj SHBA-ve.
Prezenca e SHBA-ve në Afganistan është diku për rreth 17 vite, që nga sulmet e 11 shtatorit në 2001./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...