Një gjykatë pakistaneze ka hedhur poshtë dënimin me vdekje për të krishterën e dënuar për blasfemi, një rast që ka polarizuar kombin.
Asia Bibi është dënuar në vitin 2010 pasi u akuzua për ofendimin e profetit Muhamed gjatë një zënke me fqinjët, transmeton portali arbresh.info.
Ajo gjithnjë e ka mbajtur pafajësinë, por ka kaluar tetë vitet e shkuara në izolim.
Vendimi historik tashmë ka nxitur protesta nga radikalët që mbështesin ligje të ashpra të blasfemisë.
Ekziston një prani e madhe e policisë në Gjykatën e Lartë në Islamabad, pasi shumë njerëz kishin frikë se mund të shpërthente dhuna.
Shefi i Drejtësisë Saqib Nisarm, i cili lexoi vendimin, tha se Asia Bibi mund të dilte e lirë nga burgu në Sheikupura, pranë Lahore, menjëherë nëse nuk kërkohet në lidhje me ndonjë rast tjetër.
Ajo nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin.
Gjyqi rrjedh nga një argument që Asia Bibi, emri i plotë i të cilit është Azore Noreen, kishte me një grup të grave në qershor 2009.
Prokurorët pohuan se në zënkën që pasoi, gratë thanë se Azia Bibi duhet të kthehej në Islam dhe se ajo bëri tri komente fyese lidhur me Profetin Muhamed në përgjigje të saj.
Ajo u rrah më vonë në shtëpinë e saj, gjatë së cilës akuzuesit e saj thonë se ajo pranoi blasfeminë. Ajo u arrestua pas një hetimi policor.
Gjyqtarët thanë se prokuroria kishte “kategorikisht dështuar të provonte çështjen e saj përtej dyshimit të arsyeshëm”./Arbresh.info/
Vdes i aksidentuari në rrugën Lipjan-Shtime, një tjetër dërg...
Vdes në moshën 116-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Kapet në Morinë kosovari me 13,420 euro të padeklaruara
Aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Lipjan, k...
KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet ...
Berat Gjimshiti “lideri i heshtur” shqiptar që shkroi histor...