Ushtria pakistaneze ka njoftuar se pavarësisht tensioneve të rritura në mes të Afganistanit dhe Pakistanit, zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës nga të dyja vendet janë pajtuar për të shtuar përpjekjet në luftimin e terrorizmit.
Përmes një deklarate, ushtria pakistaneze ka thënë se të dy palët kanë arritur një pajtueshmëri në bisedimet e zhvilluara në qytetin Rawalpindi.
“Të dyja palët janë pajtuar për formimin e shpejtë të grupeve punuese, të fokusuara kryesisht në siguri dhe në marrjen e masave që do t’iu ndihmonin të dyja palëve në zvogëlimin e dhunës nga duart e terroristëve”, është thënë në deklaratë.
Negociatat janë zhvilluar pasi Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj Pakistanit duke i kërkuar marrjen e masave kundër militantëve.
Pakistani akuzohet për strehim të grupeve militante, duke përfshirë talibët afganë dhe rrjetin Haqqani, i cili kryen sulme në Afganistan.
Islamabadi i hedh poshtë këto akuza.
Të dyja shtetet ndajnë kufirin 2,500 kilometra të njohur si Linja Durand, të cilin Pakistani e konsideron si kufi ndërkombëtar.
Afganistani në anën tjetër kundërshton kurfirin e krijuar më 1893./rel
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...