Të paktën 35 persona janë vrarë, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur gjatë një tubim politik të dielën në Pakistan.
Besohet se rreth 200 persona janë plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur në rajonin Bajaur, ku ka qenë duke e mbajtur tubimin partia islamiste Jamiat Ulema-e-Islam-Fazl (JUI-F).
Autoritetet e kanë bllokuar zonën dhe kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë parë, po ashtu, në zonën ku ka ndodhur incidenti, derisa policia nuk e ka konfirmuar ende shkakun e shpërthimit.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se lideri rajonal i partisë JUI-F Maulana Ziaullah, është vrarë në shpërthim./rel/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin