Nuk raportohet për humbje të jetëve apo dëme të pronës, ndërkohë kanë filluar hetime nga Selia e Forcave Ajrore për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Një avion i Forcave Ajrore të Pakistanit (PAF) u rrëzua në provincën verilindore Punxhab gjatë një misioni trajnimi, njoftuan forcat ajrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Nuk raportohet për humbje të jetëve apo dëme të pronës, ndërsa piloti katapultoi në mënyrë të sigurtë, njoftuan forcat ajrore.
Më tej shtohet se “janë urdhëruar hetime nga Selia e Forcave Ajrore për të përcaktuar shkakun e incidentit”.
Disa avionë trajnimi janë rrëzuar në të kaluarën e afërt.
Në mars, një avion luftarak F-16 u rrëzua pranë kryeqytetit Islamabad, duke marrë jetën e pilotit. Avioni po kryente provat për paradën e ditës kombëtare të 23 marsit.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...