Mediat pakistaneze kanë raportuar se kleriku i njohur fetar, Maulana Samiul Haq, i cilësuar edhe si “babai i talibanëve”, meqë ka ligjëruar për disa liderë të kësaj Lëvizjeje është vrarë në një sulm me thikë.
Televizioni local Geo News ka cituar djalin e klerikut, Hamidul Haq, të ketë thënë se ai është therur me thikë nga një sulmues i paidentifikuar në shtëpinë e tij më 2 nëntor.
“Babai im ka qenë duke shkuar në protesë. Ai është kthyer në shtëpi për shkak të mbylljes së rrugëve dhe ka shkuar në shtrat. Më vonë ai është gjetur i vdekur në një lumë gjaku”, ka thënë Hamidul Haq për Geo News.
Megjithatë, agjencia e lajmeve, Reuters ka cituar disa familjarë të klerikut që kanë thënë se ai është qëlluar me armë zjarri nga disa sulmues të panjohur.
Samiul Haq, i cili ka qenë në të 80-at e tij, ka udhëhequr një shkollë islamike në Provincën Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan.
Mediat pakistaneze kanë raportuar se ai ka qenë i lidhur me Partinë, Tehreek-i-Insaf në zgjedhjet e 25 korrikut.
Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka kërkuar që të punojë ngushtë me klerikun e mirënjohur për të zbatuar një varg reformash në kuadër të edukimit fetar./arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...