Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Junkcer besojnë se BE-ja duhet të hap dyer për anëtarët e rinj nga Ballkani Perëndimor.
Sipas analizës së paraqitur në samitin jozyrtar të BE-së në Talin, është diskutuar edhe për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në bllok, shkruan Tanjug, transmeton portali arbresh.info.
“Në duam stabilitet në shtëpinë tonë madhe, prandaj edhe duhet të mbajmë perspektivat për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor”, citohet të ketë thënë Juncker, i cili gjithashtu ka shtuar se ‘ekziston’ një konsensus i rëndësishëm që BE-ja të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.
Në anën tjetër, Macron ka bërë të ditur se ‘Bashkimi Europian duhet të pranojë vendet e Ballkanit sapo ato të respektojnë plotësisht kërkesat e bllokut’.
Në përpilimin e pikëpamjeve, Jucker ka theksuar se një tjetër hap i rëndësishëm është ‘përgatitja e terrenit për zgjerimin e mandatit të ardhshëm të Komisionit Europian’, duke vënë thekt të veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi.
“Kjo do të thotë se vendet që synojnë anëtarësim duhet të përqendrohen në të drejtat themelore dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe stabilitetin e përgjithshëm në rajon”, citohet të ketë thënë Juncker./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje