Pritja e propozimit nga ana e partnerit mund të jetë një kohë shumë frustruese.
E për këtë një grua ka marrë masa ekstreme, pasi i dashuri i saj nuk e mbajti premtimin për t’u martuar me të, transmeton portali arbresh.info
Gertrude Ngoma, 26 vjeçe nga Ndola e Zambisë ka nisur procedurat ligjore kundër të dashurit të saj Herber Salaliki, 28-vjeç, babai i fëmijës së saj i cili kishte premtuar ta martonte.
Asaj i erdhi në majë të hundës duke e pritur propozimin dhe e çoi në gjykatë për t’i kërkuar që të përshkruajë planet e tij për të ardhmen pasi të jetë lodhur duke pritur, si dhe të dyshojë në besnikërinë e tij pasi e kapi duke i dërguar mesazhe një gruaje tjetër.
“Ai nuk ka qenë kurrë serioz, prandaj e solla atë në gjykatë sepse meritoj të di rrugën përpara dhe të ardhmen tonë”, i tha ajo gjykatës, sipas Mwebantu.
Në mbrojtje të tij, Salaliki tha se ai dëshiron të martohet me Ngoma, por nuk po ia mban xhepi, dhe pretendoi se ata nuk komunikojnë, sepse ajo nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme.
Nusja e gatshme i tha gjykatës se tani ndihet që Herbert, 28 vjeç, nuk është serioz në lidhje me marrëdhëniet e tyre pavarësisht se ai tashmë ka lëshuar një pagesë prike.
Në Zambia, është tradicionale që burrat të paguajnë një lobola ose ‘tarifë vlerësimi’ familjes së të fejuarës së tyre si një shenjë se ata do të kujdesen për gruan e tyre.
Pavarësisht nga pagesa që është bërë, çifti nuk ka jetuar kurrë së bashku edhe pse ata ndajnë një fëmijë, me Gertrude që mbetet me prindërit e saj./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...