Pacolli i prekur thellësish nga sulmi në Vjenë: Sonte, të gjithë jemi me popullin austriak

00:14 | 3 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në mediat sociale ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Vjenë.

Ai është shprehur i prekur thellësisht nga ngjarja e tmerrshme, ndërsa thekson se sulmuesit duhet të dënohen ashpër, shkruan portal arbresh.info

Ish-Presidenti i Kosoves, gjithashtu shton se ‘bota duhet të unifikohet përballë rrezikut të terrorizmit’.

Më poshtë reagimi i plotë i Behgjet Pacolli.

Sulmi terrorist në Vjenë, duhet të dënohet në mënyrën më të ashpër. Monstrat që kryerjë vepra të tilla terroriste duhet të marrin mësimet e merituara.
Thellësisht i prekur nga kjo ngjarje që ka tronditur popullin austriak dhe mbarë botën.
Bota duhet të unifikohet përballë rrezikut të terrozimit.
Sonte, të gjithë jemi me popullin austriak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme