Elizabeth Schneider kishte shkuar në një ndejë pa e pasur idenë se do të prekej nga sëmundja që po përhape në të gjithë botën.
Ajo për televizionin Fox News tregon historinë e saj me koronavirus dhe simptomat e para.
Schneider u infektua në një festë në shtëpi më 22 shkurt, por nuk mori një diagnozë pozitive deri rreth dy javë më vonë.
“Tre ditë pas festës, u ndjeva e sëmurë dhe i kisha të gjitha simptomat e gripit. Nuk pata kollë, nuk pata ndonjë shqetësim të frymëmarrjes, shtrëngim në gjoks ose gulçim. Kështu që unë mendoja se kisha kontraktuar me gripin,” tha ajo.
Schneider, banore e Uashingtonit, tha se ajo vuri re që njerëzit e tjerë që morën pjesë në festë filluan të postojnë në Facebook se edhe ata po përjetonin simptoma të gripit.
“Jo shumë ditë më vonë pashë në Facebook një postim të dikujt që ishte në festë dhe ajo postoi se ndihej e sëmurë, dhe kishte të njëjtat simptoma si unë. Disa njerëz komentuan se cilët ishin gjithashtu në festë, dhe ata gjithashtu kishin të njëjtat simptoma të ngjashme. Dhe ata gjithashtu u sëmurën në të njëjtën ditë, të martën më 25 shkurt – tre ditë pas festës,” tha Schneider.
Disa nga miqtë e saj u testuan negativisht për gripin, por nuk u testuan për koronavirusin.
“Të gjithë këta njerëz, përfshirë edhe unë, ishin pak dyshues për atë që kishim, kështu që ne gjetëm se një studim kërkimor po zhvillohej në Seattle, i quajtur Studimi i Gripit të Seattle, dhe ata kishin filluar testimin për koronavirusin vetëm disa javë para se ne të sëmureshim,” tha ajo.
Schneider dhe pjesëmarrësit e festës u regjistruan si vullnetarë dhe gjatë testit rezultuan pozitivë.
“Tashmë kishin kaluar 11 ditë nga fillimi i simptomave dhe tre ose katër ditë pasi ethet e mia kishin mbaruar,” tha Schneid er, e cila pas shërimit ndihet shumë mirë.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person