Një paciente 98-vjeçare është liruar nga spitali në Wuhan të Kinës pas shërimit nga koronavirusi Covid-19, duke u bërë kështu personi më i moshuar në botë e shëruar nga sëmundja.
Gruaja e quajtur Hu, pasi kishte pasur temperaturë muajin e kaluar ishte shtrirë në spitalin Leishenshan në qendër të qytetit së bashku me vajzën e saj 55-vjeçare e cila poashtu ishte infektuar nga Covid-19, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.
98-vjeçarja ishte konsideruar në gjendje të rëndë nga mjekët pasi kishte pasur temperaturë 40 gradë celsius. Por pas trajtimit me medikamente anti-virale dhe terapi të tjera, e moshuara është shëruar plotësisht.
“Shërimi i saj do të sjellë vetbesim tek pacientët tjerë të cilët janë ende duke u trajtuar”, ka deklaruar Wang Xinghuan, një nga drejtuesit e spitalit.
Të dielën afër 200 pacientë të cilët janë trajtuar nga koronavirusi janë liruar nga spitali.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...