Është identifikuar personi i dytë i cili është shëruar nga HIV pa trajtim mjekësor.
Pacientja është një grua që jeton në Argjentinë, e cila u diagnostikua me virusin e mungesës së imunitetit njerëzor në vitin 2013, shkruan STAT transmeton arbresh.info
Që nga viti 2017, një ekip ndërkombëtar studiuesish po shqyrtojnë ADN-n e pacientes në kërkim të gjurmëve të virusit. Ata madje kontrolluan placentën e saj pasi ajo kreu lindje në vitin 2020. Pas ‘renditjes’ së miliarda qelizave, shkencëtarët kanë konfirmuar se gruaja është e shëruar nga virusi HIV.
Mjekësia moderne ka bërë të mundur që shumë njerëz të jetojnë me virusin nën kontroll, por ata zakonisht kërkojnë terapi të qëndrueshme antiretrovirale për të parandaluar riprodhimin e virusit.
Katër persona në histori janë raportuar të “shëruar” nga HIV. Megjithatë, dy prej tyre “Pacienti i Berlinit” dhe “Pacienti i Londrës” u shëruan pas transplantimit të qelizave staminale, një procedurë e rrezikshme që shkencëtarët janë përpjekur ta përsërisin me pacientë të tjerë, pa sukses.
Vetëm një here më pare shkencëtarët kanë gjetur një rast të konfirmuar të një personi që u pastrua plotësisht nga virusi. Në vitin 2020, shkencëtarët kanë ndarë një raport për Loreen Willenburg ose “Pacienten e San Franciskos”, siç e quajtën mjekët që njihej si rasti i parë i njohur i një kure sterilizuese pa ndërhyrje mjekësore.
Sipas shkencëtareve duket se gruaja e ka zhdukur virusin vdekjeprurës nga trupi i saj pa ndihmën e ilaçeve ose një transplant të palcës kockore – gjë që do ta bënte atë vetëm personin e dytë që besohej të ishte shëruar nga HIV-i, pa medikamente apo ndonjë trajtim tjetër. /arbresh.info/
https://www.statnews.com/2021/11/15/scientists-report-finding-second-person-naturally-cured-of-hiv/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...