Google ADS

Austri: Në gjendje të dehur, tentoi të ikte me një ambulancë

19:12 | 10 Tetor 2021
Arbresh.info

Një pacient i dehur iku nga policia me një ambulancë në Austri.

23-vjeçari ishte plagosur më parë në një lokal.

Një patrullë ndaloi makinën me shoferin e dehur pas timonit, e kapi dhe e çoi përsëri në spital.

Gjitashtu ai nuk arriti të shkonte shumë larg, siç njoftoi policia e Salzburgut të Dielën, shkruan gazeta austriake Blick.

Një test atje tregoi se ai kishte 1.8 % alkool në gjakun e tij.

Ambulanca fillimisht e kishte çuar burrin në një spital në Flachau rreth 80 kilometra në jug të Salzburgut, sepse ai ishte plagosur në një bar.

Për shkak se pacienti ishte agresiv, u thirr policia.

Ai u akuzua për përdorim të paautorizuar të automjeteve dhe ngasje në gjendje të dehur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme