Rusia pretendon se ka prova që lidhin sulmin e përgjakshëm në Moskë me shtetin ukrainas.
Rusia pretendon se ka fakte se personat e armatosur që vranë më shumë se 140 njerëz në një sulm në një sallë koncertesh në Moskë javën e kaluar ishin të lidhur me “nacionalistët ukrainas”.
Në një deklaratë, Komiteti rus Hetimor tha se sulmuesit kishin marrë sasi të konsiderueshme parash dhe kriptomonedhash nga Ukraina.
Komisioni nuk ka ofruar provat, faktet, gjegjësisht asgjë që mund të dëshmojë, raporton skynews.
Ukraina ka mohuar prerazi se kishte të bënte me sulmin, më vdekjeprurësi në 20 vjetët e fundit në Rusi.
Ndryshe ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në sallën e koncerteve “Crocus City Hall”. /Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...