Atleti i lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius, është liruar me kusht pasi mbajti gati nëntë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij dhe tani ndodhet në shtëpi, tha të premten Departamenti Korrektues i Afrikës së Jugut.
Njoftimi u bë më 5 janar, duke treguar se vrapuesi paraolimpik me famë botërore ishte liruar nga Qendra Korrektuese në Pretoria, kryeqytetin e Afrikës së Jugut. Departamenti nuk dha më shumë detaje për lirimin e tij.
Pistorius mbajti gati nëntë vjet, nga dënimi prej trembëdhjetë vjet e pesë muaj, për vrasjen e të dashurës Reeva Steenkamp, më 2013. Ai u lirua me kusht në nëntor.
Shkelësit e rëndë në Afrikën e Jugut kanë të drejtë të lirohen me kusht pasi kanë vuajtur të paktën gjysmën e dënimit.
Pistorius do të jetojë në kushte të rrepta lirimi deri në fund të dënimit të tij në dhjetor 2029.
Departamenti Korrektues deklaroi se lirimi i kampionit të shumëfishtë paralimpik – si çdo shkelës tjetër i liruar me kusht – nuk do të thotë se ai e ka vuajtur dënimin.
Disa nga kërkesat për lirimin me kusht të Pistorius përfshijnë kufizime se kur lejohet të largohet nga shtëpia e tij, ndalim i alkoolit dhe urdhra për pjesëmarrje në programe për menaxhimin e zemërimit dhe dhunën ndaj grave.
Pistorius do të duhet kontrollohet në shtëpinë e tij nga oficerët që e liruan, dhe do të paraqitet në zyrat e shërbimeve korrektuese si dhe do t’i nënshtrohet vizitave të paparalajmëruara nga autoritetet. Ai nuk lejohet të largohet nga Qarku Waterclough pa leje dhe i ndalohet të flasë në media deri në fund të dënimit.
Ai mund të kthehet në burg nëse shkel ndonjë nga kushtet e lirimit.
Pistorius e kishte vrarë të dashurën e tij në ditën e Shën Valentinit, ndërsa gjatë fjalës së tij në gjykatë ai kishte thënë se e kishte vrarë nga pakujdesia duke menduar se është një hajdut.
Prokurorët thanë se ai vrau qëllimisht të dashurën e tij.
Familja e Riva Steenkamp nuk e kundërshtoi kërkesën e tij për lirim me kusht në nëntor, megjithëse nëna e saj, June Steenkamp, tha se ajo nuk besonte se Pistorius ishte rehabilituar plotësisht dhe se ende ishte duke gënjyer për vrasjen.
Përpara vrasjes, Pistorius ishte model frymëzues, duke u bërë atlet i suksesshëm pavarësisht se kishte të dyja këmbët të amputuara si shkak i një problemi nga lindja./rel
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur