Organizatorët e çmimit prestigjioz të filmit, Oscar, kanë ftuar një numër rekord të anëtarëve të rinj për të votuar fituesit e vitit të ardhshëm, pasi në ceremoninë e këtij viti janë kritikuar për mungesë diversiteti.
Gati 700 njerëz janë ftuar, me fokus te gratë dhe pakicat.
Për të dytin vit me radhë, të gjithë të nominuarit për çmimin këtë vit, kanë qenë të bardhë.
Fakti ka shkatuar debat të paparë për barazinë racore në industrinë e filmit, si dhe ka bërë që disa yje të Hollywood-it të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve në muajin shkurt.
Akademia e Arteve Filmike dhe e Shkencave më pas është pajtuar që të rishikojë anëtarët e saj.
Të ftuarit e rinj përfshijnë aktorin me ngjyrë, John Boyega, nga filmi Star Wars dhe aktoren Emma Watson nga Harry Potter.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...