Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) lidhur me ngjarjet mbi hyrjen e mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump, në ndërtesën e Kongresit Amerikan në kryeqytetin Uashington të SHBA-së ka bërë thirrjen për “sigurimin e rregullit në mënyrë paqësore dhe respektimin e procesit demokratik”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga OSBE, përfshihen deklaratat e presidentes së radhës të OSBE-së dhe ministres së Jashtme suedeze, Ann Linde, si dhe të sekretares së përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.
Në deklaratë theksohet se Linde dhe Schmid lidhur me zhvillimet në ndërtesën e Kongresit Amerikan dhe përreth kanë bërë thirrje për sigurimin e rregullit në mënyrë paqësore dhe respektimin e procesit demokratik.
Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, është shprehur se “Duhet të tregohet respekt ndaj rezultateve të zgjedhjeve demokratike dhe vlerave themelore të kushtetutës”.
Ndërsa sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid, pasi ka shprehur shqetësimin e saj nga këto zhvillime ka deklaruar se “Jam e shqetësuar që dëshmoj këto sulme kundrejt parimeve dhe institucioneve demokratike në Uashington”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...