Google ADS

Orteku vret tre persona në Kaukaz

00:26 | 19 Janar 2021
Trina Galanxhi

Dy persona janë zhdukur, ndërsa tre kanë humbur jetën  pas një orteku në një vendpushim në rajonin rus të Dombaj, në Kaukaz.

Lajmi është bërë i ditur nga Minsitria e Emergjencave në Rusi, transmeton portali arbresh.info

“Po përcaktohet se ku ndodhen dy personat,” i tha ministria ruse agjencisë Tas, duke shtuar se 29 thirrje telefonike kishin mbërritur në linjën telefonike.

Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit u pezullua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Minsitria thekson se kërkimet do të rifillojnë pasi të jenë kushtet e motit të favorshme.

Sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencës, orteku ra në pistën e skive dhe varrosi dy rimorkio në vendin për marrjen me qira të pajisjeve të skive, dhe një kafene gjithashtu u dëmtua.

Presidenti i Shoqatës Alpine të Skijimit dhe Snoëboard “Dombaj”, Hadzi-Murat Marshankulov, vdiq në një ortek, tha djali i tij Shamil për Tas. Shërbimet e shpëtimit njoftuan më parë se gjashtë persona arritën të dilnin nga bora./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme