Dy civilë të punësuar në ushtrinë norvegjeze u vranë dhe i treti u plagos në një ortek që goditi ishullin e largët të Jan Mayen.
Ky ishull ndodhet 500 kilometra nga Groenlanda, ku jetojnë vetëm ushtarë dhe studiues, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info
Një deklaratë nga Forcat e Armatosura Norvegjeze deklaroi se aksidenti ndodhi të shtunën pasdite.
Tre punonjës të vendosur në stacionin e forcave të armatosura në Jan Mayen ishin në një udhëtim kur u goditën nga një ortek pak më larg stacionit, njoftoi ushtria norvegjeze.
Sipas të përditshmes norvegjeze VG, viktimat janë një grua 50 vjeç dhe një burrë 30 vjeç./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin