Zyrtarët norvegjezë thonë se 4 persona nga Suedia dhe Finlanda rezultojnë të zhdukur pasi i mbuloi një ortek bore në veri të Norvegjisë. Sipas tyre, erërat e forta, reshjet e mëdha të borës të shoqëruara nga një dukshmëri e dobët, po pengojnë përpjekjet e kërkim- shpëtimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grua nga Suedia dhe tre burra nga Finlanda për herë të fundit u panë të mërkurën pasdite.
Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi pas njoftimit për një ortek 300 metrash në luginën Tamok që ndodhet pranë qytetit verior të Tromsos, ku të zhdukurit kishin shkuar për skijim.
Zëdhënësi i policisë Morten Pettersen, deklaroi se gjasat për të angazhuar një helikopter janë shumë të vogla.
“Nuk mund ta marrim atë rrezik”, tha ai në një konferencë për media.
Baard Rannestad nga spitali universitar në veri të Norvegjisë, u tha gazetarëve se shanset për të mbijetuar zvogëlohen me çdo minutë.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...