Së paku katër persona janë lënduar gjatë ortekut të borës që ndodhi në qendrën e njohur të skijimit në Zvicër, Crans – Montana, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët policorë të kantonit Valais njoftuan se orteku u nis dje pasdite në vendpushimin dimëror të Plaine-Morte.
Shefi i policisë, Christian Varone, tha se nën borën janë nxjerrë katër persona të lënduar dhe se mes tyre është një në rrezik jete.
Ajo tha se dëshmitarët pohojnë se orteku ka bllokuar më shumë persona për të cilët ekipet e shpëtimit edhe më tej kërkojnë.
Mediat lokale lajmërojnë se së paku dhjetë persona janë zhdukur nën ortek, ndërsa në aksionin e shpëtimit marrin pjesë edhe ekipe helikopteri, qen nuhatës dhe së paku 240 shpëtimtarë.
Orteku ndodhi për shkak të rritjes së temperaturës së ajrit dhe shkrirjes së borës.
Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen na duhet ndër...
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...