Google ADS

Orhan Pamuk , Salman Rushdie mes 1000 autorëve që dënojnë pushtimin rus në Ukrainë

15:03 | 1 Mars 2022
Trina Galanxhi

Duke qenë se Rusia po vazhdon të shkatërrojë vendin e Europës Lindore, disa figura të shquara nga e gjithë bota kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Lufta e vazhdueshme në vend ka lënë shumë ukrainas të pastrehë, shumë të tjerë janë larguar nga vendi dhe një pjesë e madhe e popullsisë po vazhdon të fshihet nëpër bunker dhe bodrume, transmeton portal arbresh.info

Mes tensioneve në rritje në rajonin e Europës Lindore, shkrimtarë dhe figura të njohura letrare kanë dënuar pushtimin rus në Ukrainë.

E nënshkruar nga mbi 1000 shkrimtarë nga e gjithë bota, letra e hapur e lëshuar nga PEN International të dielën shprehte solidaritetin me shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe popullin e Ukrainës, duke dënuar pushtimin rus dhe duke bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të gjakderdhjes.

Nënshkruesit përfshijnë laureatët e Nobelit Orhan Pamuk, Svetlana Alexievich dhe Olga Tokarczuk, si dhe Jonathan Franzen, Colm Tóibín dhe Elif Shafak.

Fituesit e çmimit Booker, Margaret Atëood dhe Salman Rushdie nënshkruan gjithashtu letrën ku thuhej se nënshkruesit janë “të tmerruar nga dhuna ruse kundrejt Ukrainës”.

“Ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e një lufte të pakuptimtë, të zhvilluar nga refuzimi i Presidentit Putin për të pranuar të drejtat e popullit të Ukrainës për të debatuar besnikërinë dhe historinë e tyre të ardhshme pa ndërhyrjen e Moskës”, thuhet në letër.

Nënshkruesit gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre për shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe të gjithë popullin e Ukrainës, të cilët “po jetojnë në orët e tyre më të errëta”.

“Të gjithë individët kanë të drejtën për paqe, shprehje të lirë dhe tubim të lirë. Lufta e Putinit është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjen për paqe dhe për t’i dhënë fund propagandës që po nxit dhunën. Nuk mund të ketë Europë të litë dhe të sigurtë pa një Ukrainë të lirë dhe të pavarur”, thuhet në letër./news18/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme