Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, ka marrë çmimin Aydin Dogan, me vlerësimin se është një nga shkrimtarët më përfaqësues të Turqisë në botë dhe për mjeshtërinë e tij të lidhjes poetike mes lindjes dhe perëndimit.
Aydin Dogan është çmim që ka vlerë prej 50 mijë lirash turke dhe një statujë.
“Nuk jam kompetent sa duhet për të folur për Orhan Pamuk, por dua të them se misioni i tij në botë e ka një vend dhe po ndodhë çdo ditë. Puna e Pamukut mua personalisht më ka inspiruar, mua dhe familjen time. Ky fjali më shumë do ti ngjajë një personi të thjeshtë dhe jo atij në pozitë” ka thënë presidenti i fondacionit, Dogan Boyner.
Çmimi u dha në Stamboll ndërsa u shfaq edhe një film dokumentar ku autori i “Bora”, “Unë jam e kuqja” apo “Fitimtari nuk është i vetëm”, flet për tema të ndryshme letrare dhe sidomos për Turqinë e tij utopike.
Gjatë marrjes së çmimit, Pamuk tha se para 40-të vitesh askush në botë nuk interesohej për letërsinë turke, ndërsa tani kjo ka ndryshuar.
“Sot kemi fuqi që me letërsi të depërtojmë. Ambienti letrar turk ka ndryshuar, e njëjtë duhet të ndodhë edhe me mentalitetin njerëzor dhe atë politik. Letërsia është e mbushur me ëndrrat tona, dëshirat, pasionet, fatin tonë” ka thënë autori.
Shkrimtari turk, Pamuk është vlerësuar më disa çmime si ‘Milliyet Press’ për romanin “Xhevdet-begu dhe djemtë e tij”, çmimi Independent për letërsi të huaj 1990 (Independent Award for Foreign Fiction) për romanin “Kështjella e bardhë”, çmimi letrar ndërkombëtar IMPAC Dublin 2000, për romanin “Unë jam e kuqja”, Peace Prize of the German Book Trade 2005, çmim letrar gjerman, si vlerësim për opusin e tij letrar si dhe Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2006./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën