Punëtorët e organizatave të bamirësisë në Afrikë kanë tregtuar grurë dhe medikamente për personat që vuanin nga sëmundje të ndryshme me marrëdhënie intime me fëmijë.
Sipas një raporti të shkruar në vitin 2001, thuhet se zyrtarët e dinin për abuzimin e dyshuar në Afrikë një dekadë para skandalin seksual të Oxfam, krerët e të cilës organizatë janë akuzuar për fshehjen e gjetjeve të një hetimi në të cilin thuhet se stafi ishte paguar edhe seks me prostitute gjatë vitit 2011 në Haiti, transmeton portali arbresh.info
Në Afrikë vajzave të mitura u është kërkuar që të pozonin lakuriq dhe ishin paguar për seks, zbulon raporti i Save the Children dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).
Në disa raste besohet se prindërit i kishin inkurajuar vajzat e tyre që të shkonin dhe të kryenin marrëdhënie me punonjësit e ndihmës, zyrtarët qeveritarë, paqeruajtësit e OKB-së dhe udhëheqësit e refugjatëve.
Raporti bëhet publik pasi organizata e bamirësisë e financuar nga Britania e Madhe, e mbështëtur edhe nga Meghan Markle ka pranuar se punëtorët e saj tregtonin ushqime dhe para të gatshme për seks me të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues të vitit 2010 në Haiti.
UNHSCR dhe organizata Save the Children theskon se rritje të keqtrajtimeve ka edhe në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...