Organizata kombëtare shëndetësore e Greqisë (EODY) ruajti dhe publikoi të dhëna “të pasakta” të koronavirusit (COVID-19), tha një akademik, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Të varfrit dhe ata që nuk ishin motivuar për të bërë testin nuk u regjistruan. Të dhënat e gabuara na çojnë në një vlerësim të gabuar të pandemisë dhe kjo është arsyeja pse testet duhet të përshkruhen”, tha Athina Linou, profesore e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, në një intervistë për transmetuesin lokal “Kontra News”.
Linou tha se të dhënat e EODY janë të pasakta në lidhje me rastet dhe nuk ka transparencë në publikimin e këtyre të dhënave.
“Ajo që më shqetëson mua është se të dhënat që përdorin autoritetet shëndetësore për të dhënë rekomandime duhet të jenë të plota dhe objektive”, tha ajo.
Duke iu përgjigjur raporteve të mediave se ekzistojnë dy sisteme të regjistrimit të të dhënave të lidhura me virusin, Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë tha se: “Regjistri Kombëtar për COVID-19 gjithmonë mund të konsultohet nga shkencëtarët dhe pretendimet rreth sistemeve paralele të regjistrimit u përkasin imagjinatave të disa njerëzve”.
Sipas raporteve të medias, sistemi i dytë i regjistrimit u iniciua nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) dhe çoi në një numër infeksionesh që nuk reflekton mbi situatën në spitale.
Ndërkohë, Sotiria Papageorgakopoulou, kreu i Prokurorisë së Athinës, ka urdhëruar një hetim paraprak për raportet e medias.
Rastet e regjistruara ditore mbeten akoma mbi 2.000 në Greqi, me 2.186 infeksione të regjistruara të mërkurën. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend arriti në 109.655.
Të paktën 89 persona të tjerë humbën jetën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.606 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i pacientëve në respiratorë u rrit në 613, sipas autoriteteve shëndetësore.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...