Vetëm një e katërta e punonjësve nëpër botë ka një punë të qëndrueshme, sipas një raporti nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Pjesa tjetër punojnë me kontrata të përkohshme ose afatshkurtër, dhe ka nga ata që janë të punësuar në pa kontratë, raporton agjencia e Kombeve të Bashkuara.
ILO, në një raport të bazuar në kërkime, në lidhje me 84 për qind të fuqisë punëtore në mbarë botën, ka deklaruar se shumë punëtorë nuk kanë orar të plotë, si dhe pension apo përfitime të tjera.
Në shumicën e vendeve, nga ku janë marrë të dhënat, numri i punonjësve që punojnë me kohë të pjesshme, në periudhën midis 2009 dhe 2013 ka tejkaluar numrin e atyre që punojnë me kohë të plotë, transmeton arbresh.info.
Fleksibiliteti në punësim ka avantazhe të caktuara, sipas raportit të ILO, por edhe paralajmëron për rrezikun që punëtorët do të mund të keqpërdoren.
“Ky studim tregoi rritjen e diversitetit të fuqisë punëtore në mbarë botën, me disa forma “jo-standarde” të cilat u ndihmojnë njerëzve të gjejnë ekuilibrin e tyre në tregun e punës”, tha Drejtori i Përgjithshëm i ILO, Guy Ryder.
“Megjithatë, këto trende që po shfaqen në ditët e sotme, janë një reflektim i pasigurisë e cila është përhapur dhe po ndikon në shumë punëtorë në mbarë botën”, tha Ryder.
ILO i bëri thirrje qeverive që të ofrojnë siguri mbi të ardhurat për të gjithë punonjësit, jo vetëm për ata me “kontrata stabile”. Drejtori i ILO-s për kërkime, Raymond Torres, tha se legjislacioni i mirë mund të mbështesë rritjen ekonomike dhe kohezionin social./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?