OKB vë nën shënjestër Italinë. Sipas një raporti të fundit, Italia po shkel të drejtat e njeriut dhe të emigrantëve dhe nuk respekton detyrimet ndërkombëtare. Ekspertët shprehin shqetësim e tyre për situatën italiane si kriminalizimi i emigrantëve dhe racizmit në rritje.
Kombet e Bashkuara pohojnë se njohin rolin që Italia ka luajtur duke shpëtuar emigrantët në det vitet e fundit, si dhe janë në dijeni të sfidave me të cilat përballet vendi në mungesë të një politike. Por sipas tyre një situatë e tillë nuk mund të përdoret si një justifikim për të shkelur të drejtat e njeriut dhe të emigrantëve.
Sipas raportit të publikuar në revistën La Repubblica, që ka publikuar disa pjesë të raportit, tregohet edhe refuzimi që Italia i bën kërkesës për zbarkim të anijeve të organizatave jo fitimprurëse në portet italiane.
Zëvendëskryeministri Italian Luigi Di Maio i konsideron këto të fundit si taksi deti, ndërsa Salvini i përshkruan anëtarët e këtyre organizatave si kontrabandues.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...