Google ADS

Organizata Botërore e Tregtisë e përfshirë në lojën e vaksinave

08:39 | 10 Mars 2021
Trina Galanxhi

Organizata Botërore e Tregtisë i ka bërë thirrje drejtorit të saj të përgjithshëm Ngozi Okonjo-Iveala të flasë me prodhuesit e vaksinave kundër koronavirusit.

“OBSH duhet të përdorë burimet e saj dhe të punojë në një mënyrë pragmatike dhe të realizueshme për të rritur prodhimin e vaksinave në luftën globale kundër pandemisë, por edhe në shpërndarjen e dozave në të gjithë botën”, shkruan Reuters, duke cituar deklaratën, transmeton portali arbresh.info

Shpërndarja e vaksinave ka ngjallur debate në mbarë botën, pasi jo gjithçka ka vajtur në rregull.

Shpërndarja e vaksinave ka nxitur edhe debate rreth pabarazisë në mes të vendeve të varfëra dhe atyre të pasura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme