Kryeministri hungarez Viktor Orban flet në parkun “Millenaris” të Budapestit, më 23 tetor, gjatë përkujtimeve të revoltës anti-sovjetike të vitit 1956.
Kryeministri nacionalist Viktor Orban i ka paralajmëruar hungarezët të mërkurën se ata duhet t’i “bëjnë ballë” patjetër Bashkimit Evropian, duke thënë se Brukseli po përpiqet ta rrëzojnë Qeverinë e tij.
Duke folur në një ngjarje për shënimin e kryengritjes së vitit 1956 kundër represionit sovjetik, e cila u shtyp brutalisht nga Ushtria e Kuq, Orbani tha se BE-ja dëshiron ta vendosë një “qeveri kukull” sepse “politikat e pavarura hungareze janë të papranueshme për Brukselin”.
Orbani shihet si aleati më i ngushtë i Moskës në BE.
Ai tha gjithashtu se “ushtarët sllavë nga lindja” mund të vendosen në Hungari përsëri, duke iu referuar Ukrainës.
Ai nuk dha prova për t’i mbështetur pretendimet e tij gjatë fjalimit në këtë ngjarje para mijëra mbështetësve të vet. Orban e ka përdorur këtë ngjarje në ta kaluarën për ta krahasuar BE-në me Bashkimin Sovjetik.
BE-ja e ka pezulluar mbështetjen financiare në vlerë miliarda euro për Hungarinë, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth politikave të Orbanit, të cilat janë kritikuar shumë se po e çrrënjosin sundimin e ligjit në shtetin e Evropës Qendrore.
Hungaria dhe BE-ja kanë muaj që fjalosen edhe për ndihmën për Ukrainën, emigracionin, dyshimet për keqpërdorimin e fondeve të bllokut dhe shkeljen e ligjeve të saj./rel/
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji