Një e përditshme e njohur hungareze e mbyllur, një e përjavshme më parë liberale publikon tashmë njoftime anti-BE, një ish-faqe informacioni që është kthyer tashmë në krahun e armatosur të qeverisë.
Në Hungarinë e kryeministrit Viktor Orban, media e pavarur po përpiqet më tepër se kurrë për të rezistuar.
“Nëse ndonjë do të më kishte thënë pesë vjet më parë se gazeta ‘Origo’ do ta ndryshonte linjën editoriale, do të kisha ulëritur deri në çmenduri”, thekson Bence Martha, ish-gazetare e kësaj faqeje informative.
Në mars, ajo sulmoi ashpër Universitetin e Evropës Qendrore (CEU) krijuar në vitin 1991 në Budapest nga miliarderi George Soros, armiku i Orbanit, duke e akuzuar për mashtrim në dhënien e diplomave.
Asnjë provë nuk është dhënë dhe CEU e ka përgënjeshtruar zyrtarisht.
Por, qeveria, e ka marrë këtë deklaratë për të kaluar me urgjencë një ligj që mundëson mbylljen e këtij institucioni, pavarësisht kritikave të Uashingtonit, BE-së dhe disa manifestimeve në Budapest.
Për Marthan, historia e “Origos” është fillimi i një procesi të ndërmarrë që prej rikthimit në pushtet të Orban në vitin 2010 dhe përshpejtuar këto muajt e fundit.
Blerë në vitin 2014 nga një grup i afërt me pushtetin, në kontekstin e dorëheqjeve masive pas shkarkimit të kryeredaktorit që kishte publikuar një çështje për shpenzimet ministeriale të luksit, ”Origo” mban tashmë linjën e tij editoriale.
Por, që prej ardhjes së kryeredaktorit të ri, ai ka rritur sulmet kundër opozitës, imigrantëve dhe OJQ-ve, në linjën e djathtë të Orban, një drejtues sovran i akuzuar shpesh për qëndrimet e tij autoritare dhe ksenofobe.
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe