Google ADS

Orban: Politika e papërgjegjshme e migrimit të BE-së po rrezikon hebrenjtë

20:21 | 16 Prill 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban  ka deklaruar se “politika e papërgjegjshme e migrimit të BE-së” ka ngjallur intolerancë fetare në Europën Perëndimore.

Sipas Orban një politikë e tillë është duke kërcënuar hebrenjtë në Europë, transmeton portli arbresh.info

“Ka vetëm një mënyrë për të kundërshtuar forcimin shqetësues të antisemitizmit. Europa duhet të kthehet në vlerat dhe rrënjët e veta të krishtera”, tha ai.

Viktor Orban për të tretën rradhë është zgjedhur kryeministër i Hungarisë, ndërsa fushata e tij ishte përqendruar më së shumti te emigracioni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme