Google ADS

Orban planifikon të mbyllë të gjitha kampet e emigrantëve

18:58 | 16 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Hungaria planifikon që gradualisht të mbyllë të gjitha kampet e emigrantëve të vendosura brenda vendit, pasi qeveria e Orban po përgatitet të ngritë një kamp në kufi të vendit.

Shefi i stafit të kryeministrit të Hungarisë, Janos Lazar, ka përsëritur se qeveria hungareze ka në plan për të ngritur 2-3 kampe në kufirin jugor, ku do të vendosen të gjithë emigrantët të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, transmeton portali arbresh.info.

Amnesty International ka deklaruar në javën e kaluar se plani i Hungarisë për të zhvendosur të gjithë emigrantët në konenjerë pranë kufirit është ‘lëvizje shqetësuese për këtë grup njerëzit tashmë të pambrojtur’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme