Kryeministri hungarez Viktor Orbán vizitoi Kievin të martën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Kjo është vizita e tij të parë në këtë vend që nga fillimi i agresionit rus dhe vjen në një kohë kur Budapesti po mban një qëndrim të ndryshëm nga pjesa tjetër e Bashkimit Evropian në raport me luftën, duke anuar nga Moska.
Vizita e zotit Orban shihet si një gjest i rrallë në një marrëdhënie që prej kohësh është dëmtuar nga tensionet.
I njohur si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin brenda Bashkimit Evropian, zoti Orbán ka bllokuar apo vonuar në mënyrë të vazhduar përpjekjet e Bashkimit për të ofruar ndihmë ndaj Ukrainës dhe për t’i vendosur sanksione Moskës.
Një gjë e tillë ka irrituar si zotin Zelenskyy ashtu edhe udhëheqësit e tjerë të BE-së.
Ndërkohë, në vijën e parë të frontit të luftës, forcat e Kievit po përpiqen të pengojnë përparimin e trupave ruse në Ukrainën lindore.
Vonesat në ofrimin e ndihmës thelbësore ushtarake perëndimore e kanë lënë ushtrinë ukrainase në mëshirën e forcave ruse.
Shefi i shtypit i zotit Orbanit, Bertalan Havasi, i cili konfirmoi vizitën më herët të martën për agjencinë hungareze të lajmeve MTI, tha se takimi do të ishte një mundësi për vendosjen e paqes ndërsa Ukraina lufton ndaj agresionit rus.
Kievi nga ana tjetër nuk e ka njoftuar vizitën e zotit Orbann duke sinjalizuar marrëdhëniet e ftohta mes dy vendeve.
Vizita vjen një ditë pasi Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të rradhës të Bashkimit Evropian, një pozitë që ka pak kompetenca reale, por që mund të përdoret për të vendosur tonin e agjendës së Brukselit.
Zyrtarët hungarezë kanë bërë të ditur se do të veprojnë si “ndërmjetës të ndershëm” në këtë detyrë, pavarësisht shqetësimeve nga disa ligjvënës evropianë se treguesit mbi demokracinë në këtë vend janë dëshmi se Hungaria nuk e meriton të udhëheqë bllokun.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e minimizoi rëndësinë e vizitës, duke thënë se Hungaria “duhet të përmbushë (funksionet)” e presidencës së saj të BE-së, duke shtuar se Moska nuk kishte pritshmëri të posaçme mbi rezultatin e saj.
Zoti Orbán e ka akuzuar më parë Kievin për keqtrajtimin e një pakice etnike hungareze, në rajonin perëndimor të Ukrainës, Zakarpattia, duke e përdorur si justifikim për të mos dërguar armë në Ukrainë, ose për të penguar transferimin e tyre përtej kufirit të përbashkët mes dy vendeve./voa/
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë