Fjalë të mëdha për ish-kancelaren Angela Merkel ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban, sipas të cilit ish-kancelarja gjermane mund të kishte parandaluar luftën në Ukrainë, nëse do të ishte ende ulur në karrigen e kreut të qeverisë së Berlinit.
Këto lëvdata, ai i ka bërë në një ngjarje të organizuar në Berlin, i cili mes të dielës dhe të hënës pati bisedime me Angela Merkel dhe kancelarin Olaf Scholz.
Ai kujtoi vitin 2014 duke deklaruar se pas aneksimit të Krimesë, Merkel duhet ta shmangte shpërthimin e një konflikti.
“Ajo që bëri Angela Merkel në kohën e krizës së Krimesë ishte një kryevepër”, citohet të ketë thënë ai.
Madje, sipas kryeministrit hungarez, presidenti amerikan Joe Biden nuk është personi i duhur për t’i dhënë fund luftës.
Ajo që nevojitet, theksoi ai, është një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Por, vlerëson ai, Biden shkoi shumë larg në kritikat e tij ndaj presidentit Vladimir Putin.
“Mund të tingëllojë e ashpër, por shpresa për paqe quhet Donald Trump”./arbresh.info/
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...