Orban: Krishterizmi “shpresa e fundit e Europës”

20:04 | 18 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Hungarisë, ka deklaruar se “Krishterizmi është shpresa e fundit për Europën” dhe se politikanët në Bruksel, Berlin dhe Paris që po favorizojnë emigracionin “kanë hapur rrugën e shembjes së kulturës krishtere dhe po lejojnë përparimin e Islamit”.

Viktor Orban gjatë një fjalimi tha se Qeveria e tij do të kundërshtojë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara ose të BE-së për të migracionin të pranueshëm në mbarë botën, transmeton portali arbresh.info

Ai ka theksuar se Europa Perëndimore është “pushtuar” nga myslimanët, duke shtuar se “gjermanët po largohen nga qytetet gjermanë, pasi ato janë zënë nga emigrantët”.

Orban pretendon se Islami së shpejti do të troket në portën e Europës Qëndrore.

Viktor Orban do të kërkojë një mandate të tretë për udhëheqje gjatë zgjedhjeve të muajit prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme