Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka quajtur miliarderin amerikan George Soros ‘armik të euros’, ndërsa ka shtuar se ai ka ‘dëmtuar jetën e europianëve përmes spekulimeve financiare’.
“Ky debat është mes jush dhe nesh, mes nesh dhe një spekulanti financiar dhe një spekulanti amerikan. Ne nuk jemi aq të mëdhenjë dhe të fuqishëm sa George Soros, por nuk jemi as spekulantë amerikanë që përmes financave duan të sulmojnë Hungarinë. Soros ka shkatërruar jetën e mijërave europianëve në Hungari dhe ai është një armik i hapur i euros”, ka thënë Orban, duke iu drejtuar anëtarëve të seancës plenare të Parlamentit Europian, transmeton portali arbresh.info.
Deklarata ishte një përgjigje ndaj kritikave të Bashkimit Europian për një legjislacion të ri që synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore të themeluar nga Soros./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...