Parlamenti i Hungarisë aprovoi një ligj të ri që imponon rregullore shumë të ashpra mbi organizatat joqeveritare që financohen nga jashtë. Jo njësoj si ligji rus që i cilëson OJQ-të agjentë të huaj, por ngjashëm me manovrat e Moskës për t’i mbyllur gojën kritikëve.
Rregullat e reja të dërguara në parlament nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban, rrisin ndjeshëm kërkesat e raportimit për OJQ-të, që nëse nuk binden mbyllen.
Ekspertët thonë se kjo lëvizje është një shtypje e zërave të pavarur dhe një përpjekje për t’i stigmatizuar këto organizata. Vetë kryeministri Orban i ka akuzuar OJQ-të, veçanërisht ato që financohen nga miliarderi amerikan George Soros, për ndërhyrje të brendshme.
Ligji i ri thotë se OJQ-të që marrin mbi 24 000 euro financime nga jashtë, duhet të regjistrohen si organizata me mbështetje të huaj. Qeveria e djathtë e Orban thotë se këto masa kanë si qëllim të përmirësojnë transparencën dhe të luftojnë pastrimin e parave.
Por ato shihen gjerësisht si sulm ndaj Sorosit që ka dhënë miliarda për të promovuar shoqëri të hapura dhe liberale. Orban e konsideron Sorosin si një armik ideologjik dhe i ka shpallur luftë liberalizmit.
Në prill parlamenti miratoi një tjetër ligj që rrezikon të mbyllë një nga universitetet më të mira në Hungari, CUE-n, i themeluar nga Soros. Ligji i fundit për OJQ-të veç shumë organizatave shënjestron në veçanti Transparency International, Komitetit Hungarez të Helsinkit dhe Unionin e Lirive Civile.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj