Google ADS

Orban del kundër sanksioneve mbi importin rus të energjisë

23:27 | 8 Mars 2022
Trina Galanxhi

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të martën se ndërsa Hungaria dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por ajo nuk mbështet sanksionet kundër Moskës që mbulojnë ndalimin e importit rust ë energjisë.

“Ndërsa ne dënojmë ofensivën e armatosur dhe dënojmë gjithashtu luftën, prandaj ne nuk do të lejojmë që familjet hungareze të çmimin e luftës, prandaj mendojmë se sanksionet nuk duhet të shtrihen në zonat e naftës dhe gazit”, tha Orban, transmeton portal arbresh.info

Zgjerimi i sanksioneve ndaj sektorit energjetik rus do të përfaqësonte një “barrë në mënyrë disproporcionale të madhe” për Hungarinë, tha ai.

Shumica e importeve të naftës dhe gazit natyror të Hungarisë vijnë nga Rusia dhe 90% e familjeve hungareze ngrohin shtëpitë e tyre me gaz, tha Orban, duke theksuar se ekonomia hungareze “thjesht nuk mund të funksionojë” pa naftën dhe gazin rus./cnn/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme