Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë kanë dështuar.
Orban, prej kohësh është në kundërshtim me BE-në për disa nga politikat e tij që në Bruksel shihen si antidemokratike, ai kërkoi një armëpushim për t’i dhënë fund luftës dhe tha se sanksionet kundër Rusisë po i jepnin një goditje ekonomisë së Evropës, “Reuters”.
“Mund të themi sigurisht se si rezultat i sanksioneve, njerëzit në Evropë janë bërë më të varfër, derisa Rusia akoma nuk është dorëzuar”.
“Kjo armë ka dështuar, me sanksionet Evropa e ka qëlluar veten. Ne të gjithë jemi duke pritur për përgjigje, e gjithë Evropa po pret një përgjigje nga Brukseli se edhe sa do të zgjasë kjo”, ka thënë Orban./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës